5shtator 2015 – Rolando vjen në Shqipëri. Skuadra e Portugalisë mbërriti sot në mbrëmje në aeroportin “Nënë Tereza” në Rinas, për të nisur stërvitjen për përballjen me kombëtaren shqiptare mbrëmjen e 7 shtatorit. Lajmin e mbërritjes e ka bërë publik vetë Cristiano Ronaldo me një postim në Instagram. “Mbërritëm në Tiranë”, shkruan Ronaldo.

Më herët, trajneri i Portugalisë e cilësoi të fortë ndeshjen e së hënës, duke pasur parasysh që Shqipëria po lufton shumë që të kualifikohet për Euro2016. Portugalia do të stërvitet te “Qemal Stafa” në Tiranë, për të udhëtuar më pas drejt Elbasanit.

/portali DurrësLajm/