Cristiano Ronaldo, ylli i Real Madridit, vazhdon pushimet e tij verore. Portugezi, që ka njoftuar tashmë se nuk do të kthehet në stërvitje me “Los Blancos” deri më 10 gusht, i ka shtrirë pushimet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në mënyrë të veçantë, Cristiano Ronaldo është këto ditë në Las Vegas. Në të vërtetë, një nga gjërat e para që bëri CR7 në këtë vend, ku mbërriti nga ishulli i Madeiras, ku hapi hotelin me emrin e tij, ndoqi një koncert të këngëtares dhe aktores Jennifer Lopez. Cristiano Ronaldo jo vetëm e ka shijuar koncertin, por ka pasur mundësi të ndajë një moment me këngëtaren, e cila sapo kishte festuar përvjetorin e saj. Një ditëlindje, të cilën Cristiano Ronaldo jo vetëm e ka bërë publike në faqet e tij zyrtare në rrjetet sociale, por edhe e ka uruar e përgëzuar Jennifer Lopez. Një urim, të cilin aktorja dhe këngëtarja bukuroshe latine e ka vlerësuar shumë.
Cristiano Ronaldo përfundon “në krahët” e Jennifer Lopez
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
Ish-sulmuesi i Sitit dhe Interit mbyll karrierën pasi i vranë shokun e skuadrës pak ditë më parë
Tajvanezët rrezikojnë gjobë deri në 477 dollarë, nëse s’u vendosin edhe maceve mikroçipa
Rezultatet zhgënjyese, Teuta projekton ndryshime në janar
Dy zakone në rrjetet sociale që po na shkatërrojnë ngadalë jetën





