Crowhurst: Nuk jam penduar

16/07/2012 - 00:00

Një vajzë, e cila u bë nëna më e re në Britaninë e Madhe pasi lindi fëmijë në moshën 12-vjeçare, thekson se nuk pendohet aspak që u bë prind në një moshë mjaft të vogël. Amy Crowhurst mendon se të bësh fëmijë në moshë të vogël të bën të jesh e lirë më pas, sepse tashmë që është 22 vjeç ajo mund të dalë e qetë me shoqërinë ndërkohë që e ëma e saj kujdeset për fëmijët. Amy deklaroi për revistën britanike ‘Closer’: “Lindja e fëmijës kur isha vetëm 12 vjeç ishte gjëja më e zgjuar që kam bërë.

Kur shoh shoqet e mia që bëjnë fëmijë kur janë në shkollë të lartë them se kam bërë mirë që unë “i hoqa qafe” që e vogël. Mund të dal lirshëm me shoqërinë e të rri deri natën vonë. Amy ngeli shtatzënë kur ishte 12 vjeç pas marrëdhënies me një djalë 15-vjeçar të cilin e njihte shumë pak dhe në atë kohë deklaronte se ajo që bëri ishte “budallallëk”. Me babain e djalit Amy nuk kishte më kontakte deri në vitin 2005, kur u rilidhën sërish e si rrjedhim në moshën 16-vjeçare Amy lindi një vajzë, por lidhja me babain e dy fëmijëve të saj përfundoi sërish.

Megjithëse nuk duket jeta më e mirë për një vajzë, Amy nuk do e kishte problem që fëmija e saj të bëhej nënë në moshë të mitur. “Unë nuk do i them vajzës sime të bëhet nënë në moshën 12-vjeçare, por nëse ndodh unë do të isha shumë e lumtur të isha gjyshe. Do isha gjyshe 27-vjeçare’, thekson Amy.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: