Koreografia e skuadrës së Crvena Zvezdas në ndeshjen e javës së kaluar në kualifikimet e Ligës së Kampionëve ndaj skuadrës malteze Valetta, i ka shkaktuar problem skuadrës serbe.

UEFA e ka dënuar me 100 mijë euro skuadrën serbe, pasi ajo shfaqi një koreografi ku shkruhej “UEFA” dhe ishte e ilustruar me ngjyrat e flamurit shqiptar në shenjë proteste për pranimin e Kosovës në institucionin më të lartë të futbollit evropian. Sipas kryetarit të klubit Svetozar Mijajlovic, skuadra e njohur serbe ka marrë një paralajmërim që do të përjashtohet nga UEFA, nëse provokimet politike dhe nacionaliste vazhdojnë.“Rregullat e UEFA-s janë të qarta, ata janë shumë të ashpër në të tilla raste dhe ne do ta kemi probleme”, ka thënë Svetozar për "vecernji.hr".Crvena Zvezda do të përballet me skuadrën bullgare Ludogorets, në turin e tretë kualifikues të Ligës së Kampionëve.