28 maj 2015 – Kryebashkiaku aktual i Durrësit, Vangjush Dako, që kur ka nisur fushata për bashkinë e madhe është parë sa në qytet e në fshatra. Zgjerimi i bashkisë ka bërë që votat të mos kërkohen vetëm në qendër. Ashtu si kandidatja e djathtë, edhe Dako ka vizituar çdo katund, për të dëgjuar problemet që kanë fermerët. Madje, kandidati socialist nuk ka ngurruar të hyjë nëpër pulari apo të shikojë gjedhët që mbarështojnë banorët e këtyre zonave, që bujqësinë e blegtorinë i kanë burimet e vetme të jetesës.

 

 

 

 

 

 

Agjencia e lajmeve “Dyrrah”