Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç në një deklaratë së fundmi ka akuzuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti se nuk mbështet dialogun dhe paqen për të zgjidhur mosmarrëveshjet mes dy vendeve.
“Situata në Kosovë është jashtëzakonisht e vështirë. Serbët po arrestohen. Ju keni të bëni me një njeri irracional që nuk dëshiron paqe dhe ëndrra e jetës së tij është të dëbojë serbët dhe të bashkojë Kosovën dhe Shqipërinë.
Është e vështirë për një veteran politik. Presionet janë, është e vështirë të kërcënohesh. Thonë se po shantazhohen dhe gjithmonë nisin nga veta e parë”, është shprehur ai.
Vuçiç gjithashtu shtoi se Serbia është në rrugën europiane.
“Unë mendoj se synimi i Serbisë është rruga drejt Evropës. Ne nuk duam të jetojmë në një diktaturë, por në një demokraci, ku askush nuk do t’i vrasë kundërshtarët politikë,” u shpreh ai.