Cuadrado do t’u nënshtrohet testeve mjekësore me Interin për të firmosur përfundimisht kalimin te klubi “zikaltër”.

Megjithatë duhet theksuar se kolumbiani nuk është aspak i mirëpritur nga tifozët e Interit.

Këta të fundit kanë dalë sot për ta pritur me banderolë ku shkruhet:

“Deri tani ke bërë gjithçka për ta bërë veten të urryer. Nëse dëshiron diçka tjetër, të takon ta provosh”.