Tërmeti i tmerrshëm i 26 nëntorit ka shkaktuar me mijëra banesa të dëmtuara.
18 ndërtues vetëm në Durrës kanë shprehur gatishmërinë e tyre për rikonstruksionin e apartamenteve që nuk kanë dëmtime në strukturë.
Kështu është shprehur Koordinatori për menaxhimin e krizës nga tërmeti, Bledi Çuçi, gjatë mbledhje së radhës së Këshillit të Ministrave.
“Lidhur me rikuperimin e dëmeve kemi një angazhim të shtuar të firmave të investitorëve dhe ndërtuesve që kanë ndërtuar pallatet të cilat janë dëmtuar. Vetëm në Durrës ka shkuar në 18 numri i atyre që kanë shprehur vullnetin dhe po bëjnë letrat dhe procedurat për të filluar ato meremetime ku kemi vetëm pjesën murale”.





