Tiranë, 23 prill 2014 – Ministri i pushtetit vendor Bled Çuçi, në një takim që zhvilloi me ambasadorët e vendeve të OSBE, të cilët mbështesin financiarisht reformën administrativo-territoriale, tha se do t’i shkohet deri në fund me ose pa opozitën.
Ai dhe ambasadori i OSBE, Rauning thanë se kjo është reformë territoriale dhe jo elektorale.
Ministri i Pushtetit Vendor, Bled Çuçi, shpreh vendosmërinë e mazhorancës për ta kryer atë në dy muaj.
Nga ana e tij ambasadori Rauning, shkurtazi tha se reforma administrativo-territoriale është e domosdoshme për vendin.
Ky ishte takimi i dytë i ministrit Çuçi me ambasadorët lidhur me reformën territoriale, të mbështetur financiarisht nga disa vende anëtare të OSBE.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





