Kryeministri Edi Rama deklaroi sot emërimin e Bledi Çuçit si ministër i Brendshëm dhe Milva Ekonomit, si ministre e Bujqësisë.

Por duket se emrat që artikuloi nuk i ka çuar në formën e një propozimi zyrtar te Presidenti i Republikës, për t´u dekretuar.

Sot Kreu i Shtetit, tha se është njohur nga media lidhur me emrat e propozuar.

“Jam njohur nga mediat, por si President do më duhet të njihem me propozimet zyrtare dhe përgjigja do të jetë më e shpejta e mundshme sa i takon kohës”, tha Meta.