Kreu i grupit parlamentar të PS-së Bledi Çuçi deklaroi jashtë ambienteve të Kuvendit se u tërhoq projektligji për Amnistinë Penale, në respekt të traditës për ta votuar me konsensus. Sipas tij, është një ligj gjithëpërfshirës dhe pa ndasi politike. Si i tillë, theksoi Çuçi kërkon rakordim me të gjithë deputetët në Kuvend.

“Siç e dini në emër të grupit parlamentar e tërhoqa ligjin për Amnistinë në respekt të traditës së deritanishme që të miratohet me konsensus. Sepse përfituesit janë qoftë të majtë apo të djathtë, janë njerëz të thjeshtë që duhet të  përfitojnë. Qëndrimin e Lulzim Bashës e keni dëgjuar dje, kështu që s’kam çfarë them. Ne i kemi solide votat, ka dhe të tjerë brenda Parlamentit që e votojnë Amnistinë dhe ne jemi të duruar për të respektuar traditën. Të shohim se çfarë do ndodhë në ditët në vijim. Sot e tërhoqëm në respekt të traditës për ta votuar me konsensus.”

Ai hodhi poshtë çdo pretendim se mazhoranca nuk i ka 84 votat e nevojshme për ta miratuar.

84 vota jnë gjithmonë në Parlament”, deklaroi Çuçi.