Pas përfundimit të ndeshjes Strasburg-Kaen e mbyllur në barazim 0-0, mesfushori i Kaen, Ismil Diomand u bë gati për tu larguar nga stadiumi, por si për çudi ai e gjeti veten bosh në stadium pasi mësoi se skuadra u nis për në aeroport.
Lojtari u la pas nga autobusi i Kaen pasi presidenti kishte vendosur që të merrte avionin bashkë me skuadrën menjëherë pas ndeshjes.
Diomand nuk e kishte parë mesazhin se autobusi u nis drejt e në aeroport, por qëndroi me sulmuesin e Strasburg për një bisedë.
25-vjeçari foli për radion RMC duke deklaruar: "Dola jashtë por nuk e pashë autobusin, por nuk më kapi paniku. Fatmirësisht avioni nuk u nis pa mua".





