Ka një skenar se si San Marino mund të luajë në fazën “play-off” të Botërorit 2026. Kjo do të ndodhë, nëse bëjnë atë që dinë më mirë, të humbasin… San Marino është shteti më i vogël në UEFA, teksa mban vendin e fundit në renditjen e FIFA-s. Përfaqësuesja e vendit të tyre duhet të pësojë tjetër disfatë ndaj Rumanisë.
Skenari i pabesueshëm do të marrë jetë pas ndeshjes së fundit. Kjo pasi Rumania është e treta në grup me 3 pikë prapa Bosnjës. Si fillim Rumania nuk duhet të humbë takimin e ardhshëm me Bosnjën. Më pas në takimin e fundit Rumani-San Marino, rezultati të jetë sa më i thellë për rumunët që të përfshihen në fazën “play-off”.
Në fazën “play-off” të Botërorit 2026 për skuadrat europiane do të marrin pjesë 16 skuadra. 12 prej tyre janë vendet e dyta, ndërsa 4 si fituese të grupeve të Ligës së Kombeve. Rumania është një prej pjesëmarrësve nga Liga e Kombeve.





