Ditët e fundit janë shoqëruar me akuza të shumta për shit-blerje ndeshjesh në Kategorinë e Parë, ndërkohë në derbin midis Kastriotit e Ilirisë ndodh çudia e radhës, që nuk është e para dhe as e fundit në futbollin shqiptar. Prej minutës së 29-të Ilira është detyruar të luajë me një lojtar më pak, pasi portieri Zeneli u detyrua të lërë fushën e blertë pasi u ndëshkua me karton të kuq për një ndërhyrje të tij në dëm të Raboshtës që u shoqërua edhe me 11 metërsh. Në fushë hidhet mbrojtësi Balliu në vend të Ndreut, por Balliu këtë herë duhet të bëjë portierin, dhe nuk pëson për 60 minuta në një ndeshje që përfundon 3 – 2 e trajneri Plori ka rezerva për lojën e të tijve në pjesën e dytë.
Por raste të tilla ku skuadrat udhëtojnë me një portier janë të shumta, e jo më larg se të shtunën, Tërbuni i Superligës edhe për pak kohë në këtë sezon, nuk kishte një portier të dytë në dispozicion ndaj Bylisit, pasi portieri Haxho ishte i pezulluar me 3 kartonë të verdhë. Në protokollin e ndeshjes shihet qartë që asnjë prej lojtarëve të përfshirë në listën e rezervave nuk luan si portier, por nëse portieri Kuka do të dilte me të kuqe do të duhej që ndonjë tjetër lojtar të vishte dorezat.