Gjatë një ndeshje të kategorisë së katërt angleze arbitri është kthyer në protagonist teksa ka habitur gjithë të pranishmit me vendimin e tij.
Në ndeshjen e AFC Wimbledon dhe Accrington Stanley arbitri Trevor Kettle i mohon miqve golin e avantazhit në një mënyrë shumë të çuditshme. Nga një distancë vetëm pesë metra nga porta Billy Kee godet topin drejt cepit të majtë të portës. Por para se topi të shkonte në portë dëgjohet fërshëllima e arbitrit që nënkupton përfundimin e pjesës së parë. Pra goli nuk është i vlefshëm.
Në luftën për mbijetesë, ekipi mik humbi dy pikë shumë të rëndësishme. “Kam 46 vite trajner dhe nuk kam parë ndonjëherë diçka të tillë,” shprehet trajneri i i Accringtron John Coleman. “Arbitrat gabojnë, kjo e bën futbollin e bukur, por të përfundosh ndeshjen teksa topi po shkon në rrjetë nuk mendoja se do ta shihja ndonjëherë.”