Një ngjarje e çuditshme ka ndodhur ditën e djeshme në Kukës, ku tre persona pasi kanë mbyllur derën e lokalit janë rrahur me njëri-tjetrin.

Policia e qytetit verior bën me dije se ngjarja ka ndodhur për motive pronësie, ndërsa ndaj tyre janë referuar materialet në prokurori.

Njoftimi i policisë

Më datë 28.11.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kukës, për shtetasit A.C, O.C dhe H.C, vjeç 23, 24 e 52, banues në Kukës, pasi dyshohet se në lagjen 5, në lokal pronësi të H.C, për motive pronësie, A.C e O,C, me vetëgjyqësi i kanë mbyllur lokalin dhe janë goditur me grushte me njëri tjetrin. Nenet 277, 90 e 25 të Kodit Penal.