Pas pak më shumë se një muaji do të mbushë 51 vjeç, por Kazuyoshi Miura nuk ka ndërmend të varë këpucët në gozhdë.

Sulmuesi japonez, i cili ka luajtur për një sezon edhe me Genoan në Itali në vitet ’90, ka rinovuar edhe për një vit kontratën me Yokohaman, skuadër që militon në Serinë B japoneze.

Miua është pjesë e këtij klubi që nga viti 2005. Zyrtarizimi u bë nga vetë drejtuesit e skuadrës. Për Miuran ky do të jetë sezoni i 33-të në karrierë si profesionist.