22 dhjetor 2014 – Edhe pse u detyrua të kryente një operacion pas një dëmtimi në kokë, Martin Skrtel arriti të shënojë një gol në derbin mes skuadrës së Liverpulit dhe Arsenalit i cili përfundoi në barazim 2-2 në Anfield.
Ai u lëndua fort në një duel me Giroud duke patur një të çarë në kokë, por pasi kreu një operacion në kokë, ai u rikthye sërish në lojë, duke shënuar edhe golin e barazimit për skuadrën e tij.





