Durrës, 9 shtator 2014 – Edhe pse është larguar tashme nga ekipi durrsak braziliani Da Silva i cili për disa sezone ishte një nga titullarët kryesorë dhe pikat kyçe për djemtë e detit vazhdon të ruajë kujtimet më të mira nga Durrësi dhe ekipi i tij i futbollit.

Da Silva ndodhet në Brazil ku me anë të një fotoje tregon se ai vazhdon ta ketë në zemër ekipin durrsak madje ka bërë tifozë edhe brazilianë të tjerë.

Në foto Da Silva ka dalë me prindërit e tij në Brazil ku babai i tij është veshur me fanelën e Teutës.

Tashmë Teuta ka tifozë edhe në vende të largëta si Kina ku prej kohësh tifozë kinezë të Teutës pozojnë me fanela dhe logo të ekipit durrsak ashtu edhe në Brazil ku ka tifozë që dashurojnë Teutën për shkak edhe të lojtarit Da Silva.

E pikërisht në këto momente të vështira që kalon Teuta vjen edhe një mbështetje e madhe e tifozerisë brenda por edhe jashtë vendit.

/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/