Itali, 11 mars 2014 – Një fakt sa interesant aq dhe ironik është zbuluar nga policia financiare italiane gjatë një hetimi të zhvilluar nga prokuroria në komunën e Bolzanos në Itali. Në mes të faturave për shpenzime të ndryshme është gjetur edhe një faturë me vlerë rreth 65 euro, të cilat ishin shpenzuar për blerjen e një vibratori dhe dy lodrave të tjera seksuale. Se për çfarë i hynin këto në punë punonjësve të komunës së Bolzanos kjo ende nuk është shpjeguar!! Hetuesit janë të mendimit se me siguri ndonjë nga punonjësit këtë faturë personale ia ka kaluar këshillit. "Do të shohim nëse bëhet fjalë për ndonjë gabim",- është shprehur drejtuesi i pushtetit lokal  Hetimi mbi këshillin e Provincës së Bolzanos mund të shkaktojnë një tërmet politik, pas shkeljeve të njëpasnjëshme.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/