Në Angli ka gjithmonë çudira në futboll, këtë herë ishte në ndeshjen Burnley-Cardiff, ku vendasit fituan me rezultatin 2-0. Megjithatë për sulmuesin Ashley Barnes nuk ishte një ditë normale sepse në një përplasje me Joe Bennett zgjodhi një formë tjetër për të bërë “sherr”.
Ironike por Barnes e puthi dy herë në hundë kundërshtarin e tij, teksa mes dhëmbëve lëshonin sharje dhe ofendime ndaj njëri-tjetrit. Këtë episod e pa nga afër gjyqtari i ndeshjes, i cili e ndëshkoi me karton të verdhë për sjellje antisportive.
Ky episod kaloi në vëmendjen e të gjithë studiove sportive, madje Gary Lineker bëri shaka se Barnes ishte me fat që nuk mori dy kartonë të verdhë sepse e puthi dy herë kundërshtarin.





