Një episod shumë i çuditshëm ka ndodhur këtë fundjavë, në ndeshjen e kategorisë së tretë spanjolle, mes Ponferadinës dhe Gimanstika Segoviana. Teksa po luhej minuta e 94-t e ndeshjes, dhe rrjetat ishin ende të paprekura, mesfushori i Ponferadinës, Andres Rodrigez, mori një krosim të gjatë, dhe po shkonte drejt shënimit të golit të fitores.

Por, arbitri Alvaro Lopez Barra filloi të vërshëllente tri herë, për të sinjalizuar mbylljen e sfidës, sapo Rodrigez po shkonte drejt portierit të Gimnastikës për të shënuar, dhe kështu nuk e quajti golin, pasi topi nuk e kishte prekur ende fundin e rrjetës.

Menjëherë, lojtarët e Ponferadinës rrethojnë arbitrin duke protestuar për këtë vendim, sipas tyre të padrejtë të marrë nga ana e arbitrit.

Gjithsesi, zyrtarisht ndeshja përfundoi 0-0, me një pikë për të dy ekipet. Pas ndeshjes, arbitri Lopez Parra shpjegoi vendimin e tij, duke thënë se ai i ra bilbilit menjëherë sapo vuri re se loja kishte vazhduar 17 sekonda më shumë se 3 minutat shtesë të akorduara…