Një 23-vjeçare e identifikuar si Fiona Shehu ka mbetur e “bllokuar” për disa orë në apartamentin e saj në lagjen “Qemal Stafa” në Elbasan.
Mbrëmjen e sotme, pas disa telefonatash pa përgjigje, motra e saj ka njoftuar policinë.
Këta të fundit, pasi tentativat për të komunikuar me të renë nuk rezultuan të suksesshme, u detyruan që të njoftonin forcat zjarrfikëse.
Pas mbërritjes në vendngjarje, zjarrfikësit janë ngjitur në apartamentin ku banonte 23-vjeçarja dhe kanë bërë të mundur hapjen e derës kryesore.
Efektivë të policisë ajo iu është përgjigjur se ishte duke fjetur dhe nuk i kishte dëgjuar thirrjet e tyre, raporton “DurrësLajm”.
Fatmirësisht e reja nuk ka pasur asnjë problem serioz, andaj, pasi u siguruan se e reja ishte në gjendje të mirë shëndetësore, efektivët u larguan nga vendngjarja.





