Teksa rezultati nuk pritej befasues, nga procesi i votimit të një dite më parë nuk kanë munguar çuditë. 

Në Urën Vajgurore, KQZ njoftoi se deri në orën 19:00, pjesëmarrja në votim ishte 19,18%, gjithsej 5900 votues.

Ndërsa në përfundim të procesit të numërimit të votave, kandidatja e PS-së, Juliana Mema doli fituese me 7666 vota.

Pra rezulton se në kutitë e votimit janë 1766 vota më shumë sesa numri i votuesve të regjistruar nga KQZ.