Struga shkrkon trajnerin Shpëtim Duro tri javë përpara fundit të kampionatit. Bashkëpunimi me trajnerin Duro ndërpritet me marrëveshje të dyanshme, njofton klubi shqiptar i Maqedonisë së Veriut.

Klubi bën me dije se ky divorc me trajnerin erdhi pas një serie rezultatesh negative duke ndërlikuar garën për titullin kampion.

“Struga Trim Lum falënderon Duron për kontributin e dhënë gjatë periudhës përderisa e drejtoi skuadrën tonë në kampionatin vendor dhe garat europiane, duke i uruar njëkohësisht shumë suksese në të ardhmen. Shpëtim Duro në pozitën e trajnerit te Struga Trim Lum erdhi me 1 mars të vitit të kaluar”, thuhet në komunikatën për shtyp.

Gjatë 14 muajve Shpëtim Duro e drejtoi ekipin në 52 ndeshje zyrtare mes kampionatit, Kupës së Maqedonisë dhe garave europiane, ku i dërgoi deri në fazën “play-off” të Conferencë League.

Ai regjistroi 31 fitore, 7 barazime dhe 14 humbje, përfshirë këtu edhe dy disfatat e pësuara përmes në kupë.

Gjatë këtij edicioni Duro e drejtoi Strugën në 30 ndeshje në kampionat dhe arriti të marr 18 fitore, 4 barazime dhe 8 humbjesh duke grumbulluar 58 pikë, aq sa Shkëndija kryesuese, por me golavarazh më të mirë.