Spartak Ngjela thotë se një 19-vjeçare, e cila është tentuar të përdhunohet, i ka kërkuar takim për t’u këshilluar me të, nëse duhet të bënte denoncim apo jo.
Dhe ai thotë se e këshilloi atë, që të mos e denonconte dhunuesin e saj.
“Para disa ditësh më kërkoi një vajzë në telefonin tim celular dhe më kërkoi një takim urgjent.
Ia lashë takimin jashtë, në një kafene, me barin në oborr..
Avokat, më kanë dhunuar, më tha, sapo u ul në tryezë. Dhe ishte shumë e shqetësuar.
Jo… ai nuk më përdhunoi dot, dhe më dhunoi se i thashë që isha e virgjër.
E kuptoj, i thashë unë. Dhe vijova:
Jam 19 për 20 më tha; dhe jam studente e vitit të dytë.
Por, ajo vijoi sërish me një pyetje.
Avokat, a ta denoncoj, se i kam shenjat ende në trup, më tha?
Jo, i thashë, mos e denonco, sepse je e virgjër, dhe nuk të intereson për personalitetin tënd femëror. Asgjë serioze nuk të ka shkaktuar dot ai.
Mos e denonco, i thashë unë sërish, por mos e harro hakmarrjen, sepse ti je edhe e bukur, edhe e mençur.
Të kuptoj shumë mirë më tha ajo, dhe me takoi me lotë në sy.
Duke ikur, më tha serish: hakmarrje, avokat – por e pashë që tani ishte shumë e qetë.
Po, i thashë unë… por keni kohë, i vijova ngadalë.
Ju kuptoj shumë mirë, më tha.
Dhe ajo iku e u nda prej meje e gëzuar”, shkruan Ngjela në facebook.