Pas dëborës që ditët e fundit zbardhi kryeqytetin italian Romë, qielli në kryeqendrën italiane është bërë I verdhë.

Në rrjetet sociale, përdoruesit nisën të bënin garë kush shkrepte foton më të bukur për këtë fenomen natyror jo të zakonshëm.

Por çfarë e shkaktoi këtë fenomen?

Ndoshta ndryshimi drastik i temperaturave, pasi priten rrymat sahariane. Nga 4 gradë që ishte temperature një ditë më parë, të dielën pritet të shkojë 17 gradë.

Gjithsesi, një gjë është e qartë. Roma këto ditë po krijon ngjarje për t’u mbajtur mend.