Një video e postuar në Tik-Tok nga Alex Albrecht tregon një peshkaqen të madh të gjatë gjashtë metra që rrethon një anije plot me turistë. Peshkaqeni ka habitur dhe trembur turistët në të njëjtën kohë. Video, e cila është shpërndarë në rrjetet sociale, ka marrë më shumë se 40 milionë klikime.
Komentuesit e krahasuan peshkaqenin me megalodon, një peshkaqen parahistorik dhe më i madhi që ka ekzistuar ndonjëherë, ndërsa të tjerët shpjeguan se është një specie e peshkaqenit gjigand (Cetorhinus maximus).





