29 gusht 2015 – Një Cunam i madh mund të godasë Detin Mesdhe duke rrezikuar jetën e 130 milionë personave që jetojnë në zonat bregdetare. Lajmin e bën të ditur media britanike “Daily Mail”, e cila shkruan se studiuesit janë duke ekzaminuar masën e tërmeteve që goditën bregun verior të Afrikës dhe kanë paralajmëruar se këto tërmete mund të krijojnë valë të mëdha. Ata shprehen se nëse një tërmet me magnitudë 7.0 ballë godet brigjet e Siçilisë në Itali dhe të Kretës në Greqi, një pjesë e mirë e tyre mund të mbulohen nga uji. Cunami rrezikon dhe një pjesë të madhe të ishujve të gadishullit të Peloponezit, që besohet se do të shkatërrohen keq.
Gjithashtu studiuesit shprehen se ky është një fenomen që ndodh çdo 100 vjet dhe se tani është koha që të ndodhë Cunami i radhës. Rezultatet do të jenë të ngjashme me Cunamin që shkatërroi qytetet antike të Greqisë, Italisë, dhe Egjiptit duke vrarë 5 mijë persona në Aleksandrinë e asaj kohe. Një tërmet me magnitudë 7 ballë goditi zonën e Messina në Itali në vitin 1908 duke vrarë mijëra persona, ndërsa valët e detit ishin mbi 10 metra.
/S.L. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/