12 tetor 2015 – Ekipi i kombëtares shqiptare mbërriti në aeroportin “Nënë Tereza”.

Në një atmosferë elektrizuese, dhjetra tifozë kuqezinj kanë mbushur ambientet e aeroportit për të pritur ardhjen e ekipit të futbollistëve, që siguruan për herë të parë kualifikimin historik në Euro 2016.

Kryeministri Edi Rama së bashku me ministren e Sportit Lindita Nikolla, kanë pritur personalisht ekipin në Rinas së bashku me grupimet e tifozëve. I pari që ka përshëndetur kreu i qeverisë, ka qenë trajneri Xhani De Biazi.

Ndërkohë në sheshin “Nënë Tereza” në Tiranë ka nisur koncerti festiv me këngë dhe valle, në kuadër të festimeve me të cilat po priten në atdhe djemtë e kombëtares.

/portali DurresLajm/