Një qytetar nga Durrësi i është drejtuar redaksisë sonë për të ngritur një shqetësim të tijin lidhur me hapësirat publike në plazhin e Currilave.
“Pershendetje DurresLajm,ne radhe te pare ju pergezojm per punen e palodhur. Kisha nje ankes me qe aktualisht po ndermarrin aksione per pastrimin e hapsirave publike, pse nuk vijn edhe ne currila sepse eshte nje germadh ne mes te reres edhe ska vend fare per te ber plazh. Vijm dy jave me ber pushime e duhet sesben me shku te shazllonet e privatit se tek plazhi publik eshte katastrof. Me ca kuptum nga puntoret e barit afer, qe ishte marr nje vendim per prishje por si cdo pune edhe kjo eshte len pergjys. Faleminderit nese e merrni ne konsiderat si ankes. Ju lutem anonym”,– shkruan ai, ndërsa na dërgon edhe disa foto nga hapësira e vijës bregdetare.
“DurrësLajm” kontaktoi me Inspektoriatin Vendor të Mbrojtjes së Territorit në Durrës dhe na u komunikua se IMT ka ndërhyrë pak ditë më parë aty, por për shkak të mungesës së mjetit të përshtatshëm për të prishur strukturën e betonit e ka pasur të pamundur ta çojë aksionin deri në fund.
Në ditët në vijim, IMT do të rikthehet në këtë pjesë të zonës bregdetare për të përfunduar aksionin e nisur dhe për t’i rikthyer qytetarëve një tjetër hapësirë publike për të bërë plazh.






