Godinat u privatizuan disa vite më parë, dhe në të tashmë jetojnë vetëm qiraxhinj e pak nga banorët e pastrehë të dikurshëm. 

Ish-kabinat e plazhistëve në Currila, dita-ditës po kthehen në gërmadha, të cilat rrezikojnë jetën e banorëve. Kjo është një prej zonave më të bukura dhe me të ardhme për zhvillimin e turizmit potencial, por ka një problem madhor i cili nuk gjen zgjidhje pas disa fushatash elektorale e premtimesh të bëra. Ujërat e zeza prej vitesh dalin në sipërfaqe e shpërthejnë deri në plazh.

“Kabinat janë kthyer në gërmadha ndërsa shikoni se çfarë situate është jashtë nga mungesa e higjienës sepse nuk funksionojnë kanalet e ujërave të zeza”, shprehet një prej banorëve me katër fëmijë, vetë i gjashtë, i cili jeton në 15 metra katrorë banesë.  

Kabinat e plazhit u ndërtuan në vitet ‘70-80 për pushuesit 15-ditorë që zgjidhnin Durrësin për të kaluar pushimet verore. Pas viteve ’90, pushteti lokal i atyre viteve strehoi në këto kabina pushuesish në plazhin e Currilave familjet, me urgjencë strehimi, provizorisht.  

Sakaq, këtu janë ngritur e po bëhen investime të mëdha. Chris Brown ishte javën e shkuar në Currila në një lokal nate për koncert.

K.H.