Ditën e sotme, Agron Tare është prezantuar me drejtuesit e sektorëve në portin e Durrësit si Drejtori i Përgjithshëm Ekzekutiv, i shoqëruar nga zv.ministri i MIE, Artan Shkreli.
Në faqen e Autoritetit Portual Durrës në Facebook, është publikuar edhe CV-ja e drejtorit të ri të këtij insititucioni. Tare është diplomuar në Fakultetin e Juridikut në Universitetin e Bolonjës në Itali ndërsa edhe më herët i janë besuar detyra të rëndësishme.
CV e Drejtorit të Përgjithshëm Ekzekutiv të APD:
AGRON TARE
Ditëlindja: 08.11.1974 , Tiranë
Arsimi dhe kualifikimi:
1990-1993: Shkolla “Qemal Stafa”, Tiranë.
1994-2000: Fakulteti Juridik i Universitetit të Bolonjës, Itali.
Përvojat profesionale:
2014 – 2019: Konsull i Përgjithshëm i R.SH, në Stamboll.
2002-2006: Anëtar i Grupit Negociator mbi Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit midis Shqipërisë dhe BE.
2001-2005: Këshilltar i Jashtëm Bashkia Tiranë,
2001-2006: Drejtor i Zyrës së Minoriteteve, MPJ.
2000-2001: Zyrtar i Departamentit në Departamentin e Organizatave Ndërkombëtare, MPJ
Gjuhët e huaja
Z.Agron Tare flet anglisht, shkëlqyer italisht dhe frëngjisht.
Tare u emërua në krye të portit më të rëndësishëm të vendit, ditën e djeshme, pas shkarkimit të Afrim Bakajt, i cili e mbante këtë detyrë prej muajit shkurt të vitit 2018.
Motivacioni i kësaj lëvizjeje nuk bëhet i ditur, por ky vendim erdhi me urdhër të ministres së re të Transportit dhe Energjisë, Belinda Balluku.