Në çdo rubinet uji në 120 familjet e fshatit Borç në Manzë, këtë fillim shtatori do të ketë ujë 24 orë pa ndërprerje!
Lajmin e mirë e jep deputeti i Durrësit Jurgis Çyrbja, i cili e ka nisur fillimin e këtij muaji duke inspektuar punimet që po kryhen në fshatin Borç.
Çyrbja thekson se banorët e kësaj zone, jo vetëm që nuk do lihen jashtë vëmendjes së autoriteteve, por edhe do të përfitojnë nga përmirësimi i shërbimeve të ndryshme.
“Së bashku me Xhemën e Njësisë Administrative Manëz,vizituam këtë të premte banorët e Borçit, të cilët nuk do të lihen asnjëherë jashtë vëmëndjes së institucioneve duke përmirësuar shërbimet në zonë”, shkruan deputeti.