Një ditë intensive dhe e ngjeshur me takime e inspektime ka qenë kjo e sotmja për deputetin Jurgis Çyrbja.

Ai ka takuar fillimisht banorët e Ishmit, ndërsa ka inspektuar edhe punimet në aksin rrugor që lidh Ishmin dhe Thumanën.
Në Ishëm, gjatë takimeve të vazhdueshme pranë këtij komuniteti kaq fantastik në periferi të Durrësit. Në nisje të një viti të ri, me përkushtim maksimal ndaj secilës problematikë!”, shkruan Çyrbja.

Ai ka vizituar gjithashtu edhe kantierin e ndërtimit të Shkollës së Mesme të Bashkuar “Rexhep Mezini”, ku thekson se me punë dhe me vullnetin e palëkundur do të evropianizohen të gjitha institucionet arsimore në periferinë e Durrësit.


Ndërkohë deputeti Çyrbja është ndalur edhe për të inspektuar punimet në aksin rrugor që lidh Ishmin dhe Thumanën, ku bën me dije se me ritme të shpejta dhe me përkushtim të pandryshueshëm po vijon puna drejt përfundimit të këtij aksi të rëndësishëm.