Lojtari i ndeshjes Partizani-Teuta u shpall Arbër Çyrbja, autor i golit të dytë për durrsakët, dhe ai deklaroi se pikët e marra në kryeqytet ishin plotësisht të merituara.
Çfarë ndryshoi këtë javë, nga ai moment me Kamzën, te kjo fitore?
Pas ndeshjes me Kamzën që barazuam, bëmë një analizë të gjatë, dhe pamë pikat tona të dobëta. U mblodhëm, dhe këto 5 ndeshje që na kishin mbetur, e dinim që ishin mundësia jonë e vetme për të mos rënë nga kategoria. I them bravo çunave.
U ndjetë më të çlirët, pavarësisht presionit të rezultatit. Më të lirshëm në transfertë?
E vërtetë, në shtëpi duam patjetër 3 pikët, ndërsa në transfertë jemi më të qetë dhe dalim në lojën tonë. Morëm edhe 3 pikë të merituara plotësisht.
Jeni ende të rrezikuar, apo jo?
Po, jemi të rrezikuar, si ne, edhe Vllaznia edhe Kamza. Besoj se si kjo ndeshje, edhe me Kukësin, do japim dyfishin tonë që të marrim rezultat pozitiv.
Sa jua vështirëson punën, kur zgjidheni më i miri i ndeshjes?
Të gjithë pothuajse e kanë kuptuar filozofinë time, dhe më afrohen 2 apo 3 lojtarë, dhe e kam më të vështirë të dal në lojë.





