Deputeti i qarkut të Durrësit Jurgis Çyrbja, ka uruar në mënyrën e tij origjinale këtë 7 Mars, protagonistët e festës: Mësuesit.

Çyrbja ka shpërndarë ditën e sotme 200 trëndafila për arsimtarët e disa shkollave, duke shprehur mirënjohje e respekt për përkushtimin, pasionin dhe dashurinë që ata japin ndaj mësimdhënies, ku përvoja e gjithësecilit është një trashëgimi e çmuar që vijon të frymëzojë breza të tërë.

Teksa mësuesit e shkollës “Demokracia” në Durrës, si dhe të shkollave të Shkafanes dhe “Rexhep Mezinit” të Njësisë Administrative Ishëm, ishin mbledhur për të festuar së bashku në këtë ditë të shënuar, deputeti i surprizoi ata duke i takuar një më një si dhe duke ngritur një dolli për sa më shumë suksese në të ardhmen.

“Mirënjohës ndaj çdo mësuesi dhe mësuesje, të cilët me vullnet të palëkundur investohen në ndërtimin e shëndetshëm të brezave të rinj! Një trëndafil simbolikë ndaj atyre që nuk kursehen në misionin fisnik të mësimdhënies!”, shkruan Çyrbja.

Deputeti ka shpërndarë në profilin e tij në rrjetet sociale disa foto të shkrepura me ata që i konsideron si heronjtë tanë fisnikë, arsimtarët tanë të dashur…