Ministri i jashtëm në Serbi, Ivica Daçiç ka thënë edhe një herë se shteti serb nuk ka asnjë gjasë ta pranojë pavarësinë e Kosovës.
Por ai ka deklaruar se janë të gatshëm për një kompromis në mënyrë që të arrihet një marrëveshje historike.
“Ne duam që të arrijmë një kompromis me Kosovën, por nuk mund ta miratojmë shkëputjen e njëanshme të tyre”, deklaroi ministri serb, transmeton lajmi.net.
Ai kritikoi shtetet e mëdha që sipas tij, po i bëjnë presion Serbisë ta njohin pavarësinë e Kosovës.
“Si mund të mos i’u vijë turp që të na propozojnë një gjë të tillë. Ne ju kemi treguar se marrëveshja është e domosdoshme me Kosovën, por kjo nuk do të thotë se ne e njohim pavarësinë”, ka theksuar Ivica Daçiç.
“Kosova kurrë nuk do të bëhet e pavarur, sepse Serbia ka miq në anën e saj, e mbi të gjitha Rusinë dhe Kinën”, ka përfunduar ministri serb, Ivica Daçiç.