Ministri i jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiç i është përgjigjur kryeministrit malazez Milo Gjukanoviç për ndërhyrjet e mundshme të Vuçiç në nacionalizmin serb në Mal të Zi.

Daçiç thotë se nuk ishte Vuçiç ai që u tregoi malazezëve kë të votojnë, por Rama, Haradinaj dhe të tjerë politikanë shqiptarë dhe liderë myslimanë.

“Vuçiç nuk u tha qytetarëve të Malit të Zi kur të votojnë, por Rama dhe të tjerët e bënë, dhe kjo, sipas Milo Đukanović, nuk është ndërhyrje në punët e brendshme të shtetit.”– tha Daçiç.

Ndër të tjera, ministri serb i kujton Gjukanoviçit si 30 vite më parë mburrej me origjinën e tij serbe, kurse sot kujton Serbinë e Madhe dhe e paraqet si problem e shqetësim, por nuk flet për Shqipërinë e Madhe.

“Pse Gjukanoviç kujton trekëndëshin e Serbisë së Madhe të Beogradit, Banja Luka dhe Podgorica dhe jo Shqipërinë e Madhe në Tiranë, Prishtinë, Shkup dhe Podgoricë? Është e qartë për të gjithë”, përfundon Ivica Daçiç.