Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiç i ka quajtur të pabaza deklaratat se me mbështetje nga paratë ruse po paguan shtetet që të tërheqin njohjet e pavarësisë së Kosovës.
Daçiç tha se nëse do kishte para, do të lobonte aq fort kundër Kosovës sa do të tërhiqej shpallja e Pavarësisë. Ministri i jashtëm serb, Daçiç i ka quajtur të pabaza deklaratat se me mbështetje nga paratë ruse është duke i paguar shtetet që të tërheqin njohjet e pavarësisë së Kosovës.
"Nëse do të kisha para, Kosova do ta tërhiqte vendimin për pavarësi. Atyre u pengon që unë jam i vetmi ministër i jashtëm i Serbisë gjatë mandatit të cilit më shumë shtete kanë tërhequr njohjen se që i kanë njohur si shtet", deklaroi Daçiç për “Kurir”.
Daçiç madje akuzoi palën kosovare për blerje të njohjeve. “Kur ato shtete e kishin njohur Kosovën, nuk ishte problem, aso kohe nuk kishte korrupsion dhe nuk kërcënohej dialogu? Nuk po u shkojnë gjërat siç kanë menduar, çfarë t’u bëjë”, theksoi ai.