Çështja e Kosovës duhet të zgjidhet me një dialog të gjerë ku shqiptarët dhe serbët të duhet të gjejnë zgjidhjen më pak të dëmshme. I këtij mendimi është ministri i jashtëm serb Ivica Daçiç, i cili si rrallë më parë mban një qëndrim më ta hapur ndaj situatës së Kosovës.

Ivica Daçiç, ministër i Jashtëm i Serbisë: Kemi dy pikëpamje për zgjidhje. Në Prishtinë është akti i deklarimit të pavarësisë. Në Serbi në bazë të kushtetutës thuhet se Kosova është pjesë e Serbisë, me një autonomi. Mendoj se duhet të fillojmë nga kjo nëse është reale njëra apo tjetra. Unë mendoj se nuk është reale as njëra e as tjetra. Çka është gjëja më pak e dëmshme në fund të fundit. Mendoj se kjo do të kishte efekte të mira për të gjithë pasi me këtë ne do të tejkalonim problemet tona. Shqiptarët dhe serbët nuk do të kishin për çfarë të zihen dhe kjo duhet inkurajuar.

Sa i përket marrëdhënieve me Tiranën zyrtare, kryediplomati serb nënvizoi se ato janë, me përjashtim të ndasive për Kosovën.

“ Mendoj se duhet të ndajmë qartë marrëdhëniet me Tiranën dhe Prishtinën. Me Tiranën nuk kemi çështje të hapura përveç dallimeve për Kosovën dhe duhet të mbështesim njëri-tjetrin. Duhet ë flasim për të gjitha. Unë kam qenë gjithmonë për atë që problemi të zgjidhet mes dy shteteve amë, mes Shqipërisë dhe Serbisë’.

Për Daçiç nëse këto hapa do të ishin ndërmarrë më shpejt, problemet mes serbëve dhe shqiptarëve do të ishin zgjidhur që në vitet 90-të.