Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiç ka thënë se tërheqja e kandidaturës së Kosovës nga anëtarësimi në UNESCO është një sukses i madh diplomatik i shtetit serb.

Ai ka theksuar se Konferenca e Përgjithshme e UNESCO-s është tejet e suksesshme për Serbinë, dhe se sipas tij, ajo shfaq se sa shteti serb ka fuqizuar pozicionin e politikës së jashtme, shkruan B92.

“Dua të falënderoj të gjitha vendet që votuan kundër pranimit të Kosovës dy vjet më parë, ashtu sikurse edhe njerëzit përbrenda UNESCO që ndikuan, duke thënë që Kosova nuk ka mundësi të futet votim, kështu që në fund ata u dorëzuan nga kandidatura e tyre”, ka thënë Daçiç nga Parisi, ku po merr pjesë në seancën e 39 të Konferencës së Përgjithshme të UNESCO.