8 Mars 2015 – Seanca e përbashkët e parlamentareve mbarëshqiptare është kthyer në një kuvend jo vetëm ceremonial, porn ë një diskutim të plotë the të thellë në lidhje me barazinë gjinore në hapësirrat shqiptare.
Deputetja socialiste e Shqipërisë, Arta Dade, drejton seancëntha se “pa kontributin e grave Shqipëria nuk do ishte anëtare e NATO-s e as vend kandidat i Baashkimit Evropian, as Kosova nuk do të ishte e pavarur e njohur nga 108 shtete”. Në Kryesimin e seancës është edhe deputetja më e vjetër kosovare, Flora Brovina.
Kryetari i Kuvendi të Kosovës, Kadri Veseli thas e arsimimi i femrës çon drejt përfshirjes së e saj në jetën politike dhe ekonomike, e sipas tij, përfshirja e tillë sjellë barazi gjinore.
Në Ditën Ndërkombëtare të Gruas, 8 Mars, kur të gjitha femrat shqiptare të përfshira në politikë janë mbledhur në një seancë në Prishtinë, Veseli ishte I shoqëruar nga bashkëshortja e tij, për t’i të gjitha deputetet në Kuvend dhe për t’u uruar këtë festë.
Veseli tha se duhet ndërtuar një shoqëri pa diskriminim gjinor, ku pjesëmarrja e femrës në jetën publike kuptohet si diçka e natyrshme dhe vlerë e domosdoshme.
/ATSH/





