Ajo që do të ishte një nga netët më të lumtura të jetës së tij, u kthye në diçka tjetër. Sulmuesi i Palmeiras, Luiz Adriano (ish-lojtar i Milanit, Shaktar Donetskut dhe Spartakut të Moskës në Europë) braktisi festën e suksesit të skuadrës së tij në finalen e “Copa Libertadores”, pasi mori lajmin se dadoja e fëmijëve të tij ishte shtruar me urgjencë në spital, e infektuar me COVID-19.“Nuk mund të flija, sepse kisha një problem me dadon e fëmijëve të mi. Ajo ka COVID dhe ajo është në spital. U detyrova të largohesha nga festa dhe shkova direkt në spital,” – tha sulmuesi në një intervistë me “Terceiro Tempo”.Skuadra e Palmeirasit, pas suksesit me Santosin, u nis menjëherë drejt Sao Paolos, ku u prit me entuziazëm nga mijëra tifozë, që shpërfillën masat anti-COVID, për të festuar me idhujt e tyre.
Dadoja e femijëve rëndë me COVID-19, sulmuesi braktisi festën e Palmeirasit
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
Kontrabandonin veshje nga Kina dhe Turqia, 3 të pranga, 4 të proceduar
Ministri i Mbrojtjes i Arabisë Saudite: Nëse Trump nuk e bombardon Iranin, Teherani do të forcohet
FOTO/ Dua Lipa ndan momente të veçanta nga udhëtimi në Paris me të fejuarin e saj
Trump shqyrton opsionet ushtarake ndaj Iranit, dy skenarë në tryezë





