15 Maj 2014 – Një çift është befasuar kur ka parë në video sesi dadoja po e rrihte djalin e tyre.

Rowena dhe Jack Churchland nga Londra jug-perëndimore vendosën që të instalojnë një kamerë pas disa incidenteve me dadon e tyre, për të cilën dyshonin se po e keqtrajtonte djalin e tyre.

Chrchlandët kanë thënë se dadoja e njohur si Agatha kishte gënjyer për vendndodhjen e saj pasi në disa raste fqinjët e kishin parë duke u larguar nga shtëpia.

Dhe gjithçka u sqarua këtë javë kur çifti u bind se dadoja po e rrihte fëmijën e tyre.