Ka pak muaj që shtëpia e saje re është bërë Amerika, por duket se këtë radhë e ka marrë seriozisht dhe ka vendosur të shpërngulet atje, përgjithnjë. Bëhet fjalë për Dafina Zeqirin e cila ka disa muaj që ndodhet në Amerikë për shkak të disa projekteve të reja.
'Kjo do të jetë shtëpia ime e ardhshme…mu këtu: Los Angeles!', ka njoftuar Dafina Zeqiri në Snapchat. Dafi ka kaluar 27 vjetorin e saj të lindjes në Amerikë, mes shokëve e miqve, ndër to dhe Rick Steel, i cili i ka bërë një urim të veçantë për ditëlindje:
"Ky do të jetë viti më i rëndësishëm i karrierën time, fillimi i diçkaje aq të veçantë sa s'mund ta përshkruaj. Dua të të uroj një ditëlindje të madhe të madhe, super të lumtur Dafina Zeqiri! Të premtoj se bashkë do të bëjmë histori, ose do të vdesim duke luftuar', ka qenë urimi i tij në Instagram për këngëtaren.
Dafi gjithnjë ka pretenduar të krijojë një karrierë jashtë vendit dhe duket se po e arrin ëndrrën e saj.