Ajo e ka mbajtur larg vëmendjes së publikut lidhjen e saj të fundit, përpos fotove që ajo postonte në llogarinë e saj në rrjetet sociale, Dafina Zeqiri nuk është prononcuar asnjëherë për marrëdhënien e saj. Kohët e fundit zhdukja e fotove në llogarinë e saj bëri që fansat të mendon për se çifti është ndarë.

Në “Life Stories nga Arjola Shehu” në INtv, Dafina zbulon se cili është djali misterioz që shfaqet në Snapchatin e saj.

“Mundohem ta mbaj private lidhjen time, duke qenë se në të kaluarën nuk kam pasur shumë privatësi” tregon Dafina e cila ndër të tjera ka zbuluar se të dashurin e saj nga Republika Domenikane, Hose ajo e ka njohur përmes shoqërisë së përbashkët përpara shumë vitesh. Por si ndodhi që dy të rinjtë ranë në dashuri?  “Kemi shoqëri të përbashkët, kemi vite që njihemi dhe as vetë nuk e di si ndodhi” tregon me humor e me sportivitetin që e karakterizon, ylli i skenës shqiptare.

 E pyetur nga Arjola sesa kohë ka që frekuentohet me Hose, Dafina tregon se lidhja e tyre zgjat prej një viti tashmë.