Reperi i njohur Noizy lajmëroi dje fansat e tij se këngëtarja Dafina Zeqiri u bë anëtarja më e re e labelit OTR.
Ai postoi një fotografi në profilin e “Instagram”-it ku shfaqej së bashku me Dafinën dhe shkruante: “Sapo e bëra pjesë të OTR”.
Fotoja ka marrë mijëra pëlqime dhe qindra komente ndërsa bie në sy ajo çfarë shkruan Dafina: “Je një gënjeshtar i keq”, duke mohuar kështu fjalët e Noizy-t.





