E ndodhur në Los Angeles, për takime me bashkëpunëtorët e saj, Dafina Zeqiri, sigurisht që shijon dhe natyrën e peizazhet ekzotike me palma të Kalifornisë.
Teksa bën publike disa foto ku bie në sy looku i saj, e veshur e gjitha ‘black’, me flokët e bërë gërshet, Dafina harron një detaj shumë të rëndësishëm, që duket se ja prish imazhin. Këngëtarja me sa duket, ka hequr këpucët dhe ka veshur shapka. Ndoshta pas këtij momenti nuk duheshin bërë foto për Instagram, ose Dafina ka dashur të tregojë shapkat e saj të firmës Nike.