Disa javë pas kurorëzimit, Dafina dhe Kreshniku realizuan mbrëmjen e djeshme një dasmë madhëdhtore në Kosovë.
E gjithë vëmendja ka qenë nga eventi magjik i çiftit, i cili zgjodhi që në ditën më të lumtur të kishte pranë familjarë e miq, shumë nga të cilët figura publike.
Në dasmën me atmosferë të zjarrtë nuk mungoi as një moment shumë i rëndësishëm, siç është hedhja e luleve nga nusja. Dhe sipas traditës personi që i pret do martohet së shpejti.
Ai që i priti në dasmën e Dafinës ishte kunati i saj, i cili siç mund ta shihni në video ishte shumë i entuziazmuar.